Gjirokastër, zjarri përfshin kullotat në fshatin Mashkullorë, zjarrfikësit punojnë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore

18 Qershor, 18:20| Përditesimi: 18 Qershor, 19:12

  • Share

GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë kullotat në fshatin Mashkullorë. Zjarri është pikasur rreth orës 13:00 dhe po punohet për të bërë të mundur shuarjen e tij me mjetet rrethanore.

Kjo pasi zjarri ka rënë në një zonë malore dhe të papërshtatshme për mjetet.

Për shkak të temperaturave të larta, zjarri po përhapet me shpejtësi dhe ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe shkurre.

Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 20 forca vullnetare si dhe zjarrfikës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?