Kronikë

Gjirokastër/ Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në Libohovë! Karantinohen 256 krerë

23 Qershor, 11:51| Përditesimi: 23 Qershor, 12:52

  • Share

Gjirokastër-Është konfirmuar vatra e parë e murtajës së Ruminantëve të vegjël në zonën e Libohovës, Gjirokastër. Burime bëjnë me dije për Report Tv se 256 krerë janë vendosur menjëherë në karantinë për të parandaluar përhapjen më tej të infeksionit.

Specialistët e shërbimit veterinar janë në terren dhe kanë nisur zbatimin e protokolleve të emergjencës, përfshirë dezinfektimin e zonës dhe mbikëqyrjen e rreptë të tufave të tjera në afërsi.

Blegtorët janë këshilluar të kufizojnë lëvizjen e bagëtive dhe të njoftojnë menjëherë për çdo rast të dyshuar.

“Kemi një rast të konfirmuar në bashkinë Libohovë. Masa kryesore që morëm ishte izolimi bagëtive. Tufa prej 256 krerë është në karantinë. Janë ngritur grupet e punës për të bërë kontrolle në zonë, sidomos afër vatrës së konfirmuar. Fermën do e monitorojmë të paktën për 10 ditë”, tha Flora Zharkalli përgjegjëse e sektorit veterinar Gjirokastër.

Kujtojmë se rasti i parë i murtajës u shënua më 3 qershor në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Shkodër. Ndërkohë pas saj u konfirmuan vatra të tjera konkretisht në njësinë administrative Kastriot, Dibër dhe në Martanesh, bashkia Bulqizë, në Fushë-Krujë, Skrapar e Korçë.

Shërbimi Veterinar u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive, të zbatojnë masat e higjienës dhe të informojnë menjëherë për çdo shenjë klinike të sëmundjes.

Çfarë është Murtaja e Ruminantëve të Vegjël?

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), e njohur edhe si Peste des Petits Ruminants, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kafshët e imta, kryesisht delet dhe dhitë.

Përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes kafshëve, nëpërmjet: sekrecioneve nga hunda dhe sytë, jashtëqitjes, ajrit të kontaminuar në ambiente të mbyllura.

Simptomat tek kafshët e prekura përfshinë temperaturë e lartë, rrjedhje nga hundët dhe sytë, inflamacion në gojëm vështirësi në frymëmarrje, diarre e fortë, dobësi, mungesë oreksi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?