Pika Kufitare e Kakavijës

Kronikë

Gjirokastër/ Po hynte në Kakavijë me makinë të trafikuar nga Italia, nën akuzë 35-vjeçari maqedonas!

27 Maj, 11:59| Përditesimi: 27 Maj, 12:03

  • Share

Gjirokastër- Një 35-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është marrë nën akuzë si i dyshuar për trafik të mjeteve motorike.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve e proceduan E. M., 35 vjeç, banues në Shkup, pasi ditën e djeshme (26 maj), në Kakavijë, gjatë hyrjes për në territorin e Shqipërisë, nga verifikimet në sistem ka rezultuar se “automjeti që përdorte ishte i trafikuar nga Italia”.

“Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia vendore për rastin, kurse dosja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu zyra për Hetimin e Krimeve të Komisariatit referuan materialet dhe shpallën në kërkim policor D. C., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në banesën e tij janë konstatuar punime ndërtimi të kryera pa lejen e organeve kompetente. 

Gjithashtu nën akuzë u mor edhe 24-vjeçari A.N., nga Saranda, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi ditën e djeshme shkaktoi aksident në hyrje të qytetit të Memaliajt.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?