Foto ilustruese

Gjirokastër/U kap duke transportuar bagëti të kontrabanduara nga Greqia, në pranga 31-vjeçari! Një tjetër nën hetim

3 Nëntor 2023, 10:59| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 11:08

  • Share

Një 31-vjeçar ka përfunduar në pranga, ndërsa bashkëpunëtori tij është vënë nën hetim, pasi u kapën nga Policia Kufitare duke transportuar disa bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i kishin kontrabanduar nëpërmjet kufirit me Greqinë.

“Në pranga ka rënë H. Z., 31 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasin V. J., 70 vjeç, të dy banues në Përmet, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK 3 Urat Çarçovë, teksa transportonin disa bagëti të imëta, të pamatrikulluara, që dyshohet se i kishin kontrabanduar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?