Gjirokastra feston sot 20-vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Më 15 korrik të vitit 2005, Gjirokastra u përfshi në organizatën botërore të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Në këtë ditë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga qyteti i gurtë ku mdër të tjera thekom se është përjetësisht pasuri e shpirtit.
“Mirëmëngjes dhe nga Gjirokastra që kremton 20 vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Gjirokastra veçanërisht kalaja e saj është një prej destinacioneve që tërheqin gjithnjë e më shumë turistët, falë vlerave historike dhe arkitektonike.
Kalaja e Gjirokastrës, është një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra. Ajo ndodhet në kodër nga ku shihet gjithë qyteti, si për të dëshmuar historinë e gjithë rajonit në shekuj.
Komente
