Foto ilustruese

Gjirokastra blackout total për sezonin turistik, prej 8 orësh pa energji elektrike

22 Korrik 2018, 21:08| Përditesimi: 22 Korrik 2018, 21:11

  • Share

GJITOKASTER-Pjesa muzeale e qytetit, përfshirë edhe disa lagje si Varrosh, Partizani, Granicë, Mecite, Palorto, Pazari i Vjetër, prej orës 12:00 janë pa energjie elektrike. Shkak dyshohet se është bërë një remont në një kabull të tensionit të lartë që figuron të jetë me probleme në pjesën e kështjellës së qytetit.

OSHEE Gjirokastër, nuk ka njoftuar për këtë defekt. Qytetarët në Gjirokastër shprehen të shqetësuar për mungesën e energjisë prej më shumë se tetë orësh. Më të dëmtuar janë bizneset kryesisht ato të tregtimit ushqimor të cilat po vuajnë pasojat e OSHEE në Gjirokastër. Kjo rëndon tek tregtarët të cilëve iu duhet të flakin pruduktet frigoriferike ndërkohë që konsumatorët duhet të jenë në alert.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?