Sociale

Gjirokastra feston 20-vjetorin e futjes në listën e UNESCO-s! Golemi: Pasuri botërore

16 Korrik, 17:10| Përditesimi: 16 Korrik, 17:13

  • Share

Një ekspozitë fotografike me imazhe të qytetit të Gjirokastrës ndër shekuj, kostume të zonave te ndryshme etnografike, si dhe iso-polifonia u përzgjodhën për festimin e 20-vjetorit të përfshirjes së Gjirokastrës në listën e trashëgimisë botërore së UNESCO-s.

Për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, kjo ditë rrit përgjegjësinë për të mbrojtur arkitekturën unikale punuar mjeshtërisht nga gjirokastritët.

“Tashmë ky qytet, këto vlera, nuk u përkasin vetëm gjirokastritëve, por është një qytet i përbotshëm dhe pasuri botërore. Falenderoj ata që janë kujdesur ndër vite për këto rrugë, për këto rrugica, për këto kalldrëme. Investimet e kanë transformuar këtë qytet, ndërsa vetë gjirokastritët po kthehen dhe po investojnë në shtëpitë e tyre”, tha Golemi.

20-vjetorit të Gjirokastrës nuk UNESCO nuk i mungoi interpretimi i “Cantata” nga trupa e baletit të TKOB-it nën udhëheqjen e Edi Blloshmit. Në skenën e festivalit në kështjellën “Argjiro”, shfaqja erdhi nën kujdesin e ambasadorit italian në vendin tonë, Marco Alberti

Në Gjirokastër një vit më parë pati më tepër se 6 mijë turistë.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?