Mungesa e rampave në të gjithë zonën muzeale i ka përjashtuar personat me aftësi të kufizuara nga jeta kulturore në Gjirokastër. Vjollca Koko, me profesion mjeke, njëkohësisht kryetare e shoqatës së invalidëve para dhe tetraplegjikë, apelon për ndërgjegjësim institucional, ndërsa shprehet se problem janë dhe vendparkimet për këtë kategori.
“E ke të detyruar me ligj zotëri, që atë që bën ta bësh edhe për mua, s’ke pse më ngre me karrocë mua me kamerierët nëpër shkallë”.- thotë mjekja Vjollca Koko.
Të vizitosh një muze apo të shijosh aktivitete të ndryshme kulturore që zhvillohen në Gjirokastër, është e pamundur për personat me aftësi të kufizuara, për shkak se në të gjithë zonën muzeale të qytetit mungojnë rampat.
“Unë si qytetare e thjeshtë e këtij qyteti e kam të pamundur të marr pjesë në festivale apo të ndjek aktivitete që bëhen në kinema, jam e përjashtuar nga ato aktivitete që bëhen në qafë të pazarit, nuk kam pasur mundësi të shkoj në këto aktivitete”.- u shpreh mjekja Vjollca Koko.
Vjollca Koko, thotë se është diskriminues fakti që në një qytet si Gjirokastra të mos këtë asnjë mundësi që personat me aftësi të kufizuara të kernë akses në jetën kulturore të qytetit.
“Gjirokastra duhet të bëhet së pari për ne qytetarët dhe pastaj i jep mundësi të huajve që kanë dëshirë të vizitojnë Gjirokastrën. Ne mund të kemi rampa me komandë të lëvizshme, mundësitë janë të shumta. Na mungon ndërgjegjësimi institucional kur jepen leje, por ne na mungon dhe ndërgjegjësimi shoqëror. Ligji nuk është vetëm për institucionet, por për të gjithë që ofrojnë shërbime për publikun”.- tha mjekja Vjollco Koko.
Drejtuesit e Bashkisë së Gjirokastrës jashtë kamerës kanë konfirmuar për Report TV se ekziston një projekt i cili i jep zgjidhje kësaj problematike, por pa dhënë më shumë detaje për implementimin e tij. Në Gjirokastër, veç mungesës së rampave në shumë institucione, problem mbetet edhe “zaptimi” i vendparkimeve të posaçëm për personat me aftësi të kufizuara nga persona të tjerë.
Me ate pjeresi qe jane rruget ne Gjirokaster eshte e veshtire qe te ngjitesh.
Përgjigju