Gjirokastra për një javë 'kryeqytet' i kulturës, Festivali Kombëtar mbledh 1200 artistë që do të performojnë në qytetin e gurtë  

18 Qershor 2023, 19:46| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 20:08

  • Share

Gjirokastra po përgatitet të kthehet në kryeqytetin e kulturës shqiptare prej 24 qershorit deri në 1 korrik.

Festivali Folklorik Kombëtar po shtron qilimin e emocioneve nga performancat e më shumë se 1200 artistëve në të gjithë qytetin. Ministrja Elva Margariti inspektoi përgatitjet e eventit që kthehet pas 8 vitesh.

Festivali Folklorik Kombëtar do të zhvillohet këtë vit, në muajin qershor prej datës 24 qershor e deri me 1 korrik.

Gjirokastra për një javë do të jetë kryeqyteti kulturës shqiptare ndërsa performancat e me tepër se 1200 artistëve do të shtrihen jo vetëm në kala por edhe në zona të ndryshme të qytetit.

Ministrja e kulturës Elva Margariti ka inspektuar nga afër punimet të cilat po kryhen në  kuadër të këtij organizimi.

“Tashmë po shikojmë finalizimin e gjithë atyre përpjekjeve tona. Për Gjirokastrën nuk besoj se ka moment më të mire që të celebroj vetëm të bukurën e Folklorit Shqiptar , por dhe të gjithë gjallërinë që të gjithë e shohin. Gjirokastra është kthyer në një muze në qiell të hapur ku përpos gjithë pjesës së restaurimit dhe qafës së Pazarit ,po gumëzhon përditë nga artizanët , turistët. Festa nuk mbaron në kala. Menjëherë pas kalasë do të takohemi të gjithë këtu dhe do të vazhdojmë me artistë të tjerë të rinj e të vjetër.”- tha Margarti.

Gjatë vizitës së saj, ministrja shoqerohej nga krybashkiaku Flamur Golemi.

“Bashkia e Gjirokastrës po bën dhe vazhdon të bëj atë që i takon detyrat funksionale për ta rritur këtë sipërmarrje për ta shndërruar këtë Festival Folklorik në një festë.”- tha Golemi

Kujtojmë se edicioni i parë i këtij festivali ‘Sofra e Trashëgimisë Shqiptare’ është çelur në  11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar asokohe si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilo: 19/06/2023 05:51

    bravo,,gjirokastres,,,ky festival eshte mbajtur c'do vit,,do ishte me mire te mbahej ne korrik,,qe gjirokastra te kishte nje bum turistesh....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?