Mateo Kalemi

Sociale

Gjirokastër/ Familja ka humbur kontaktet prej më shumë se 7 orësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e 15-vjeçarit Mateo Kalemit (FOTO+DETAJE)

30 Shtator, 21:26| Përditesimi: 30 Shtator, 21:31

  • Share

Një 15-vjeçar nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur nga familjarët prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij, të cilët i janë drejtuar mediave për ndihmë, duke apeluar tek çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit.

I mituri quhet Mateo Kalemi, 15 vjeç, rreth 1.80 i gjatë, me sy bojëqielli. Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri.

Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor.

Familjarët shprehen shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë. Aktualisht, policia ka nisur kërkimet dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për të zbuluar drejtimin që ka marrë adoleshenti, por deri tani pa rezultat.

Apeli i familjes:

“Kushdo që mund të ketë informacion, ju lutem të kontaktojë menjëherë në numrat 0698178649 ose 0698571981. Prindërit janë jashtëzakonisht të shqetësuar, ju lutemi ndihmoni.”

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?