Tre persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi gjuajtën shpendë në mënyrë të paligjshme. Ata janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “ Kthesa e Picarit” dhe mbi ta rëndon akuza “Gjuajtje e Paligjshme”.
Personave që merreshin me gjueti të paligjshme iu sekuestruar tre armë gjahu me leje, fishekë, shpendë dhe kafshë të tjera të vrara, materiale të cilat i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në cilësine e provave materiale.
Të tre personat V. Sh, 66 vjeç, S. Sh., 35 vjeç dhe K. N., 46 vjeç, janë banues në Lushnjë.
Komento