Një zjarr masiv ka rënë rreth një orë më parë në afërsi të fshatit Palokastër, Bashkia Gjirokastër. Flakët kanë përfshirë kodrën e fshatit, duke rrezikuar një banesë aty pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për izolimin e flakëve në afërsi të banesës. Në operacion morën pjesë 12 zjarrfikës, dy automjete zjarrfikëse dhe dy automjete mbështetëse.
Zjarri ka shkrumbuar rreth 3 hektarë kullota dhe shkurre. Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur.
Komento
Komente
