'Gjithçka ia dedikoj asaj!' Datëlindja e 80-të e Fatos Kongolit krah bashkëshortes Lili: Ndihem si ai që hyn në zonën e rreptësisë

12 Janar, 17:31| Përditesimi: 13 Janar, 00:12

  • Share

Kapur për dorë, e të lidhur me nyjën e dashurisë zemër me zemër, e gjen kështu ky 80-vjetor Fatos Kongolin, me në krah bashkëshorten e tij, Lilin.

“Unë i detyrohem jashtëzakonisht gruas sime, edhe në momente tepër të vështira të jetës kur jeta ime është në një fije peri mbahej, atë e kam pasur pranë, por unë gjithçka asaj ja dedikoj”, shprehet shkrimtari dhe akademiku Fatos Kongoli.

Për një nga figurat më të dashura të krijimtarisë letrare vendase, Akademia e Shkencave, ku është anëtar feston sot këtë datëlindje jubilare të tij.

“Jam si ai që hyn në zonën e rreptësisë”, shprehet shkrimtari.

Vlerësimin e ka shprehur edhe duke kujtuar propozimin e bërë në vitin 2022 për Çmimin Nobel në letërsi.

“Sigurisht, është kënaqësi e veçantë kur sheh se njerëzit me të cilët punon dhe për të cilët ke respekt, të respektojnë dhe të nderojnë, por dëshirat mbeten gjithmonë dëshira”, shprehet ai.

Nga “Stinë pandemie” te “Kapitulli i Amerikës” e  “Misteri i mjegullës”, një jetë e përmbushur ajo e Kongolit, që ka gëzuar lexuesit e tij me vepra të reja edhe përgjatë viteve të fundit. Ruan në zemër një dëshirë për një aventurë të re.

“Kam dëshirë që të bëj një udhëtim të gjatë. Të shkoj të shikoj dhe mbesën dhe fëmijët e mi” shton më tej.

Si një vëzhgues i mprehtë i realitetit, ku aktualiteti ka shumë ç’të ofrojë, ndoshta një subjekt i ri mund ta ketë ngacmuar për librin e radhës.

“Këdo që të pyesësh, po qe shkrimtar, atij diçka i thotë mendja se do të bëjë”, thotë shkrimtari.

Ora 18:29
Fatos Kongoli rrëfen dëshirën në datëlindjen jubilare: Të bëj një udhëtim të gjatë, të shikoj mbesën dhe fëmijët e mi

Një nga shkrimtarët më të dashur për lexuesin shqiptar, Fatos Kongoli festoi sot 80-vjetorin e lindjes. Është një nga autorët që ka qenë aktiv sa i përket krijimtarisë letrare edhe në moshë (përpos faktit se pak vite më parë kaloi një sëmundje të rëndë nga e cila tanimë është rikuperuar).

Nga “Stinë pandemie” te “Misteri i mjegullës”, ai ka gëzuar lexuesit e tij me vepra të reja. Ndërsa për Repor tv rrëfen se ruan në zemër një dëshirë për një aventurë të re (ndoshta të ngjashme me atë që tregon tek “Kapitulli i Amerikës” ).

“Kam dëshirë që të bëj një udhëtim të gjatë. Të shkoj të shikoj dhe mbesën dhe fëmijët e mi” shton më tej.

Ndërsa kur pyetet se si ndihet në këtë datëlindje të 80-të shkrimtari përgjigjet me humor.

“Jam si ai që hyn në zonën e rreptësisë”, shprehet shkrimtari.

Ora 18:09
Akademia e Shkencave e propozoi për Nobelin në Letërsi, Fatos Kongoli: Ndihem i vlerësuar, por dëshirat mbeten dëshira!

Akademia e Shkencave propozoi në vitin 2022, përpos Ismail Kadaresë (që propozohet prej 3 dekadash) edhe tri emra të tjerë autorësh shqiptarë nga vendi dhe diaspora për Çmimin Nobel në Letërsi (Fatos Kongoli, Luan Starova dhe Carmen Abate). Lidhur me këtë fakt, shkrimtari foli sot për Report tv, gjatë organizimit që mbajti Akademia e Shkencave për datëlindjen e tij të 80-të.

“Sigurisht, është kënaqësi e veçantë kur sheh se njerëzit me të cilët punon dhe për të cilët ke respekt, të respektojnë dhe të nderojnë, por dëshirat mbeten gjithmonë dëshira”, shprehet ai.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?