Gjithçka që u lejohet shqiptarëve, duhet edhe serbëve të Bosnjës, thotë Vullin

12 Dhjetor 2020, 14:34| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 14:37

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandër Vullin ka thënë se “gjithçka që u lejohet shqiptarëve të Kosovës, duhet të ju lejohet edhe serbëve të Bosnjës”.

"Është e vështirë të shpjegosh pse u shpërbë Jugosllavia, por jo edhe Bosnje dhe Hercegovina. Edhe më e vështirë është që shqiptarët përpiqen të fitojnë një shtet në Kosovë, dhe serbët nuk munden në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithçka që u lejohet shqiptarëve do të duhet të ju lejohet edhe serbëve”, tha Vullin, transmeton agjencia Beta.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një deklarate të ministres së Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviç, e cila kishte deklaruar se “shpërbërja e entiteteve të Bosnjës, duhet të bëhet me vullnetin e popullit dhe natyrisht me mbështetjen e jashtme".

Në kundërpërgjigje të deklaratës së ministres, Vullin u shpreh se në një situatë të tillë atëherë vendi nuk ka asnjë arsye se përse të respektojë Marrëveshjen e Dejtonit.

Republika Serbe së bashku me Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, janë dy entitete që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën, që prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?