Nga Gjirokastra, kryesocialisti Edi Rama u kërkoi votën edhe emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët po përballen edhe me vështirësi për marrjen e votës. Rama veçse u bëri thirrje që të shkojnë vetë në postë të marrin zarfin me fletën e votimit, u kërkoi që të votojnë për pasaportën europiane. Me integrimin në BE, Rama tha se njohja e pensioneve me Greqinë bëhet në mënyrë automatike.
"Shqiptarët e Greqisë që janë ata që mund ta kuptojnë më mirë se gjithë shqiptarët, se ca do të thotë kjo pasaportë. Kjo nuk është një dokument tjetër udhëtimi, kjo nuk është thjesht që ne kur shkojmë në aeroporte të mos na nxjerrin askush si të huaj, si qytetarë të dorës së dytë, për të filluar të na kontrollojnë. Kjo është shumë më tepër se kaq. U them atyre që janë në Greqi, shumica e të cilëve, gjenerata që u nis pa rroba në trup, që sot jeton me ankthin e njohjes së pensionit, a do ti njihet sak e tmerrshme e gjithë atyre viteve. A do marrë pension se kanë punuar dhe kanë mbajtur në këmbë ekonominë e Greqisë. Pa shqiptarët punëtorë, që nuk linin orë dhe mbi të cilët mund të ushtrohej më shumë presion, nuk do ndodhte kurrë as suksesi i Lojërave Olimpike. Gjithë këto lot, djersë, gjak, kjo ndarje e tmerrshme me vendin amë dhe shtëpinë ku ke lindur, a do kthehet në një pension të njohur, Njohja e pensioneve me një vend të huaj siç jemi ne dhe një vend të BE siç janë ata, bëhen me negociata. Kjo me Greqinë është më e vështira, i kemi nisur negociatat, kemi marrëdhënie pozitive me qeverinë greke, nuk e dimë sa kohë mund të marrë. Mund të marrë vite e vite të tëra. Nëse mbyllim negociatat me BE dhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE brenda kësaj dekade, Shqipëria dhe shqiptarët kudo që janë nëse marrin këtë pasaportë, kjo pasaporte në Greqi bën njohjen automatike të pensioneve. S’ka më nevojë për marrëveshje me shtetin. Me këtë pssaportë në Greqi ty të njihet çdo ditë pune që ke bërë atje", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama thirrje emigrantëve: Në Greqi u bë një mishmash me ndarjen e zarfeve! Shkoni merreni vetë në postë, mos e lini votën rrugëve si letër pa vlerë
SI.E./r.k./ReportTv.al