VIP & Spektakël

“Gjithmonë kam dashur një foto si kjo”/ Ja si e priti Greg Rama Vitin e Ri 2020 (Foto)

1 Janar 2020, 13:11| Përditesimi: 1 Janar 2020, 13:23

  • Share

Nën tingujt e muzikës dhe dritat e fishekzjarrëve qindra qytetarë pritën natën e ndërrimit të viteve mbrëmjen e djeshme. Duke lënë pas një vit mbushur me shumë ngjarje, të gëzuara apo të trishta (sikurse ishin këto të fundit të nëntorit), shqiptarët lanë pas 2019 duke i hedhur sytë me një rreze shprese nga e ardhmja dhe atë që na ofron 2020-ta.

Festë e gëzuar, plotë hare dhe ngrohtësi familjare ka qenë kjo darkë e ndërrimit të viteve edhe në familjen e kryeministrit Rama.

Kjo gjë shihet mjaft mirë edhe përmes një fotoje të shpërndar në rrjetet sociale nga djali i madh i kryeministrit Rama, Gregori Rama. Në foto Gregori shihet me motrën dhe vëllain e tij të vogël, Zahon, i cili ka mbështetur kokën në supin e vëllait të madh, ndërsa Rea mban në dorë një kukull.

“Për aq kohë sa mbaj mend, gjithmonë kam dashur një foto si kjo”, shkruan krahas fotos Gregu duke shprehur lumturinë e tij në ato momente.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?