29-vjeçari Paul Pogba mendohet se ka pasur një takim me drejtorin e PSG-së, Leonardon. Takimi mes mesfushorit francez dhe italianit, ka të bëjë me një transferim të mundshëm në 'Parc Des Princes'.
Kështu raporton 'Foot Mercato', sipas së cilës Pogba është gjithnjë e më afër kalimit në Francë.
Ky i fundit e ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchester United, dhe mund të kalojë si lojtar i lirë pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Për t'u përmendur po ashtu është edhe fakti se gjigandët e Italisë, Juventusi, gjithashtu është e interesuar për shërbimet e tij për një rikthim të mundshëm në Torino.