Gjithë jetën një kampione, Klodiana Shala: Si e përjetova lajmin e mjekëve për të braktisur sportin në kulmin e karrierës

7 Shkurt 2023, 20:10| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 20:14

  • Share

Gjithë jetën ka mbajtur mbi supe epitetin e një kampioneje. Dhe ajo ia ka dalë të jetë e tillë në jetë dhe në profesion.

Klodiana Shala erdhi  në “Esencë’ në një rrëfim për jetën dhe karrierën. Ajo e kujton veten si një fëmijë çapkën dhe energjik ndërsa  lidhja me sportin e ka shoqëruar  që prej kohës së shkollës. Më vonë talenti i saj bëri jehonë në mediat ndërkombëtare, por Klodiana rrëfen se nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti sikundër duhet ta ketë një sportist.

Motivi dhe pasioni që kishte për të bërë përpara në sport e ka ndihmuar të tejkalojë  çdo vështirësi gjatë viteve.

Një prej momenteve të vështira në karrierën e saj ishte tërheqja nga atletika për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale nga dëmtimet në pistën e stërvitjes, Kushtet e vështira të stërvitjes ndër vite patën këtë pasojë, megjithatë atletja Klodiana Shala kur kthehet pas, e kujton rrugën e saj në sport si një mision të kryer. Ajo kujton marrëdhënien e ngushtë dhe përmbushëse me të atin, prej të cilit ka marrë shumë tipare karakteri.

“Im atë ka qenë njeriu me të cilin kam ndarë çdo gjë timen”-tregon ajo.

Një pjesë e jetës së saj ka qenë edhe përfshirja në politikë dhe për shkëputjen e shpejtë ,Klodiana thotë se ishte pasojë e kompromiseve që nuk bën dot për hir të politikës. Ndërsa përditshmëria dhe jeta e saj është e lidhur ngushtë me kafshët, një dashuri pa kushte që ajo e ka jetuar në praninë e tyre, në çdo fazë të jetës së saj.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?