Receta

Gjizë shtëpie nga zonja Albana

25 Shtator, 11:24| Përditesimi: 25 Shtator, 11:26

  • Share

Gjizë shtëpie

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht i freskët
  • 1 lugë gjelle uthull ose lëng limoni
  • Kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Vendosim qumështin në një tenxhere dhe e ngrohim në zjarr mesatar derisa të   shfaqen flluska të vogla në anët e tenxheres. E heqim nga zjarri dhe shtojmë uthullën ose lëngun e limonit. E përziejmë ngadalë dhe e lëmë të qëndrojë për 5-10 minuta dhe do të shohim që qumështi fillon të ndahet në hirrë dhe gjizë. Vendosim një napë ose garzë të pastër mbi një kullesë dhe derdhim përzierjen ngadalë. E lëmë të kullojë për rreth 30 minuta. Nëse dëshirojmë një gjizë më të thatë e shtrydhim lehtë me duar. Shtojmë kripë sipas dëshirës dhe e përziejmë mirë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?