Gjykata e Posaçme

U kapën me 246 kg kanabis në Shkodër, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 11 të arrestuarit

19 Korrik, 15:29| Përditesimi: 19 Korrik, 15:42

  • Share

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 11 persona për të cilët Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën duke ia kaluar dosjen SPAK, lidhur me një grup kriminal që kultivonin drogë.

Masa nga arrest në burg në arrest shtëpie ndryshoi vetëm për Danjela Hasanin duke e dërguar në arrest shtëpie.

GJKKO vendosi vijimin e masës arrest në burg për:
Arben Uruçi
Ardjan Tahiri
Hekuran Myrtja
Samet Dahati
Izmir Dahati
Besar Lajthiza
Ermis Sela
Afriom Dahati
Arian Popa
Ndërkohë, në arrest shtëpie do të mbeten shtetasit:
Pjetër Gjoni
Roland Gjoni

Policia e Shtetit dhe SPAK goditën grup e strukturuar kriminal që vepronte për kultivim kanabisi, teksa hetimet nisën para dy vitesh ndërsa mësohet se droga mbillej në disa fshatra të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?