Kreu i PL, Ilir Meta

Kronikë

GJKKO cakton datën e seancës paraprake, Irena Gjoka vendos më 25 shtator për kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta

10 Shtator, 12:03| Përditesimi: 10 Shtator, 12:32

  • Share

GJKKO ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim t ëish-presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.

Gjoka do shqyrtojë kërkesën e SPAK për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që ka në dorë edhe dy opsione të tjera, ta kthejë sërish dosjen në Prokurorinë e Posaçme ose të pushojë hetimet. SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.

Gjyqtarja Gjoka, u bë objekt sulmi edhe nga partia e Metës, sikurse Sali Berisha, ndërsa mbrojtësi i tij Kujtim Cakrani ka kërkuar dorëheqjen nga çështja. Në rast se nuk dorëhiqet, do të kërkojnë përjashtimin pasi sipas mbrojtjes së Metës, Gjoka nuk mund të gjykojë çështjen e tij duke pretenduar se ka probleme me ligjin.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë , Tedi Blushi aludoi se Gjoka nuk u përzgjodh me short si gjyqtare e seancës paraprake por nga kryeministri Rama dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, ndërsa e sulmoi me të njëjtën gjuhë si të Berishës, duke e etiketuar atë si “delikuente recidivizte” dhe “kamikaze anti-opozitare”.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu, duke lënë në fuqi vendimin e 13 gushtit nga Shkalla e Parë., e cila argumentoi se nuk mund të lirohjej për shkak se mund të prishte provat dhe të intimidonte dëshmitarët.

Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i e vlerësoni programin qeverisës ‘Rama 4’?