Vendimin e sotëm të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dënimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ambasada britanike e ka cilësuar si një tregues se kur ka vullnet reformat arrijnë rezultate.
"Ne e mirëpresim vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot. Kjo tregon se, atje ku ka vullnet, reformat mund të japin rezultate. Kur një sektor i drejtësisë po punon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin", shkruan ambasada.
Lajmi kryesor:
U kërkua nga SPAK, GJKKO vendos: 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për Adriatik Llallën! Zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar
K.T./ReportTv.al