Gjykata e Posaçme

Kronikë

GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)

9 Janar, 19:42| Përditesimi: 9 Janar, 19:49

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpall fajtore dhe dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ua ka konvertuar në shërbim prove dhe pushim të dënimit.

Fatjona Begolli mori 3 vite burgim, po për shkak të gjykimit të shkurtuar iu konvertua në 2 vite dhe përfundimisht në 4 vite shërbim prove, me kusht që të mos kryej krim tjetër, si dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike.

Kurse Lefteria Bushi u dënua me 1 vit burgim që u ul me një të tretën në 8 muaj dhe përfundimisht u pushua fare si dënim.

Vendimi u shpall sot (9 Janar) nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte dorëzuar për proces dosjen penale ndaj dy të pandehurave Fatjona Begolli dhe Lefteria Bushi, të akuzuara për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, për një çështje penale të nisur prej vitit të kaluar.

Procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, nga i cili të dyja të pandehurat përfituan ulje të dënimit pas shpalljes fajtore dhe përfundimisht konvertimin në shërbim prove dhe pushimin e dënimit respektivisht.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?