Kronikë

GJKKO dënon me 1 vit burg Erjon Cërikun, fajtor për korrupsion aktiv të njerëzve të drejtësisë

10 Korrik 2024, 16:47| Përditesimi: 10 Korrik 2024, 16:50

  • Share

Tirane- GJKKO ka dënuar me 1 vit burg Erjon Cërikun duke e shpallur fajtor për veprën penale të “Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim. Dënimi u dha sot nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Erjon Çela.

Vuajtja e dënimit do të kryhet nga i pandehuri në një burg të sigurisë së zakonshme dhe do të fillojë nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi, pasi të marrë formë të prerë.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?