Luiza Mandi

GJKKO dënon me 1 vit burg ish kryetaren e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi

13 Qershor, 11:25| Përditesimi: 13 Qershor, 12:11

  • Share

Tirane- Një vit burg ka vendosur Gjykata e Posaçme ndaj ish kryetares së Bashkisë Libohovë Luiza Mandi, në akuzë për shpërdorim detyre. Mandi, e cila ndodhet jashtë vendit, dhe është gjykuar në mungesë në GJKKO, nëse vendimi do marrë formë të prerë do të vuajë 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjykimi ndaj Mandit ka ardhur pas një kallëzimi që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij ishin shkaktuar dëme nga një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës. Qytetari kishte marrë premtimin nga vetë kryetarja e Bashkisë se pronat do të riktheheshin në gjendjen fillestare, por kjo nuk ka ndodhur.

SPAK gjatë hetimeve sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cenuar prona private, pasi nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjellë dhe dëmin ekonomik të kallëzuesit, në një vlerë prej 3.6 mln lekësh të vjetra.

Nëse ish kryebashkiakja e Libohovës do të shpallet në kërkim për të vuajtur dënimin, duhet pritur që dënimi për të të marrë formë të prerë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • 8Marsi: 13/06/2024 12:40

    Turp slane femer pa denuar. Sa kollaj e kane me femrat. Si ajo arka me peshk ne tentative. Abuzim detyre per cfare?

    Përgjigju
  • Eli: 13/06/2024 12:08

    Qenkan keputur ne mendere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?