Kronikë

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-zyrtaren Miranda Idrizi, akuzohet për korrupsion

28 Janar, 16:23| Përditesimi: 28 Janar, 17:56

  • Share

TIRANE- GJKKO ka dënuar me 3 vite burg Miranda Idrizi, ish punonjëse e IEVP Lushnje, e akuzuar për veprën penale Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 Me pranimin e gjykimit të shkurtuar të pandehurës Miranda Idrizi i ulet 1/3 e dënimit dhe, përfundimisht dënohet me 2 (dy)vjet burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, dhe fillon nga dita që ky vendim të marrë formë të prerë.

Vendimi u dha sot nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Rudina Palloj

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?