Sali Hasa

I akuzuar për korrupsion, SPAK jep pretencën, kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa

5 Maj 2022, 13:55| Përditesimi: 5 Maj 2022, 14:39

  • Share

SPAK ka dhënë pretencën për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasën dhe personat e arrestuar bashkë me të, të cilët akuzohen për ndikim të paligjshëm, korrupsion dhe shpërdorim detyre. SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin, i cili akuzohet se pushoi një çështje për një të akuzuar pasi mori para. 

Ndërsa për Emiljano Miranin, SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg; për Elsona Papën 1 vit burg; për Napolon Hodaj 2 vite burg; për Julian Zerën 1 vit e 3 muaj burg; për Markelian Alinani 3 vite e 6 muaj burg; për Qerim Ruçi 2 vite e 6 muaj burg, për Bledar Hajredini 2 vite burg.

Ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?