TIRANE- Edison Memolla deklaron se nuk do të largohet nga posti i kryetarit bashkisë së Rrogozhinës pa thënë fjalën e vet dhe Apeli i GJKKO-së, shkalla e dytë e gjyqësorit ku ka ankimuar dënimin me 1 vit burg të dhënë nga GJKKO.
Dy ditë më parë GJKKO e shpalli fajtor Memollën për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim duke e dënuar me 1 vit burg dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5 vjeçare. Sipas trupit gjykues është provuar se Memolla ndërhyri pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, ku ai kandidonte nën siglën e socialistëve, ku edhe rezultoi fitues.
Përmes një postimi në facebook Memolla e quan vendimin të pambështetur aspak në prova dhe fakte prandaj do ta apelojë.
Duke vënë në dukje se do të vijojë të mbështesë drejtësinë e re dhe është gati që të pranojë çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt tij bën të qartë se do të vijojë të jetë në krye të detyrës deri kur Apeli i GJKKO-së të vendosë.
Që kur mu besua detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë në dijeni për peshën që do sillte në çdo dimension të sajin.
Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe si rrjedhojë jam i hapur të pranoj çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt meje, por kjo nuk më pengon të apeloj një vendim i cili nuk është i mbështetur aspak në prova dhe fakte.
Theksoj se deri në një vendim të formës së prerë e më tej, unë jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë, në krye të detyrës dhe i vetdijshëm për të gjitha përgjegjësitë që ky post sjell.
Së fundmi, ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që keni qenë pranë meje duke më njohur, mbështetur si njeri, duke besuar të vërtetën time të pafajshme dhe s'më keni kthyer shpinën edhe kur situata duket e vështirë" shkruan Memolla në një postim në facebook të 26 janarit.
Më 24 janar 2025, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Flojera Davidhi, Elsa Ulliri, Erjon Bani dha vendimin e dënimit për Edison Memollën. Për bashkëtëpandehurin Ndriçim Tafxhafa, GJKKO dha dënimin me 1 vit burg
Ndërsa për Blerim Xhamanin, u dha dënimi me 1 vit burg e për Isuf Toskun 8 muaj burg, i cili u pezullua në shërbim prove.
Komente

/GJERGJI/,po qendruan gjate ne pushtet,si keta te PS,si ata te PD,u rehatuan gjate ne kolltuqe postesh e sic thoshte nje mikeshe e familjes tone,/Vendi eshte haterlli,nuk te thote kurre cohu/,keshtu dhe keta,u embelsuan me postin.S.d.q,sa Belerin e denuan,nuk ka pse qahet,se si Beleri,vetem disa muaj ka per te bere.
PërgjigjuU katandis kaposhi njè thelè me kètè qeveri hajdutèsh. Njèherè e njèkohè donin tè ishin e kundèrta e Sali mortjes,,,sot janè bèrè si ai dhe hajdutèt e tij. Zyrat e pushtetit vendor MBUSHUR ME DELINKUENTÈ qè presèn vendimin e formès sè prerè. Mirèsevini nè Afganistan.!!!
PërgjigjuRri Saliu me 4 të vrarë në liri, shkojnë të tjerët për një arkë peshk dhe 5 vota në burg.
PërgjigjuPo shumê mirê o Edison Medardha . Keshtu duhet te behet per te gjithe ama.. e jo ca te nenes e ca te babes
Përgjigju