Guxim Zenelaj

Kronikë

Fshehu pasurinë, Apeli ndryshon vendimin për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj! E dënon me 100 orë punë publike

26 Qershor, 11:49| Përditesimi: 26 Qershor, 13:29

  • Share

TIRANË- Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj, do të duhet të bëjë 100 orë punë në shërbim të komunitetit. Gjykata e Apelit të Posaçëm ndryshoi dënimin dhënë nga shkalla e parë për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë me 1 vit shërbim prove dhe vendosi ta lehtësojë me punë publike.

Akimimin ndaj vendimit të GJKKO-së marrë në mars të këtij viti, e bëri vetë ish-gjyqtari, i cili u mor në shqyrtim nga trupa gjykuese e Apelit e përbërë nga Igerta Hysi, Tereza Merka dhe Iliriana Olldashi.

Sipas vendimit, puna në interes publik duhet të kryhet nga i dënuari brenda gjashtë muajve.

Guxim Zenelaj u tërhoq nga sistemi i drejtësisë para se të kalonte në filtrin e vettingut. Megjithatë, ndaj tij nisi një hetim për fshehje pasurie, pasi nuk justifikonte burimin e parave për disa prona që kishte në zotërim.

Me vendim të Apelit të posacëm, në korrik të 2024-ës i janë konfiskuar një pjesë e pasurive, tokë 1 mijë metra katror në Porto Palermo, 3 apartamene, 2 bodrume dhe një njësi biznesi mbi 200 m 2 në Shëngjin

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare),  më datë 26.06.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 38 akti, datë 06.05.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi G.Z., ndaj vendimit nr. 26, datë 17.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 17.03.2025, të Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

• Në zbatim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet:

1- Pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim,

2- Zëvëndësimi i dënimit me burgim me detyrimin e të denuarit G.Z. për të kryer një punë në interes publik, për një kohë prej 100 orësh.

• Puna në interes publik, të kryhet nga i dënuari brenda gjashtë muajve, duke filluar ky afat nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.

• Detyrohet i dënuari G.Z. të kryejë llojin e punës, në vendin e kryerjes së saj dhe në ditët përkatëse të javës, sipas përcaktimeve të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.

• Detyrohet i dënuari G.Z. të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.

3. Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel, i ngarkohen të pandehurit G.Z.

4. Kundër vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Tiranë, më datë 26.06.2025.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 26/06/2025 12:26

    Mos breee e moret ne qafe ! Drejtesi e felliqur ! U pafte Zoti me soj e sorollop ..!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?