Tiranë- Apeli i Gjykatës së Posaçme prish vendimin e shkallës së parë të GJKKO dhe lë në qeli Artemis (Armis) Stafën.
Shkalla e dytë shtrëngoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi”, në “arrest në burg” për të akuzuarin si njeriu i afërt i organizatës së vëllezërve Çopja në Elbasan.
Stafa akuzohet nga SPAK se ka pastruar paratë e grupit kriminal të Çopjave në Elbasan (Franc dhe Hajdar Çopja).
36-vjeçari u arrestua në 27 maj në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe u ekstradua më 11 qershor në vendin tonë, për llogari të Prokurorisë së Posaçme.
GJKKO kishte dhënë masën arrest shtëpie ndaj tij, por shkalla e dytë pranoi ankimimin e SPAK dhe e ka shtrënguar masën në arrest me burg ndaj tij.
Komente
