Avokatët e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar në 6 qershor 2023 me akuzën eshpërdorimit të detyrës në dy raste, kanë nisur të përgatisin ankimin e masës së sigurisë arrest me burg në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Mbrojtësit e ish-kryebashkiakut këmbëngulin se vepra penale e pretenduar nga prokuroria, nuk ekziston dhe se vendimet marra në Bashkinë e Durrësit, si për pallatin 11-katësh ashtu edhe për tenderin e shëtitores, kanë qënë kolegjiale, duke përjashtuar kështu përgjegjësinë personale.
Avokatët theksojnë se ndaj Vangjush Dakos duhet të merret një tjetër masë sigurie më e përshtatshme, pasi sipas tyre, arresti me burg nuk ka justifikim ligjor në kushtet kur provat janë mbledhur tashmë dhe nuk rrezikohen dhe I pandehuri nuk ka rrezik ikje pasi është paraqitur sa herë që është kërkuar nga grupi hetimor.
Në seancën e zhvilluar të enjten për caktimin e masës së sigurisë, Vangjush Dako ka mohuar të ketë patur dijeni për lejen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti ivitit 2019, ndërsa procedurat e tenderit të shëtitores në Durrës janë hartuar dhe ndjekur nga specilistet.
Pasi u la në burg pa afat nga shkalla e parë e GJKKO, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit është dërguar në paraburgimin e këtij qyteti ku ndodhen edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako si dhe Arben Dervishi, sipërmarres dh eish-zv.president I FSHF-së, të akuzuar për çështjen e incineratorëve.