Kronikë

GJKKO e liroi nga qelia, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu merret në pyetje nga SPAK (VIDEO)

30 Shtator, 10:02| Përditesimi: 30 Shtator, 10:24

  • Share

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu është paraqitur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje.

Më 19 shtator Gjykata e Posaçme (GJKKO) ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Fethaun, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet me grupin e Suel Çelës të zbuluara nga përgjimet në aplikacionin Sky Ecc.

Po ashtu emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilëve u ka dhënë informacione sekrete.

Ish-gjyqtarja dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.

lajm ne perditesim...

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakja: 30/09/2025 10:26

    Shiko çfare gjyqtare... hahahaha.. as per shitëse djathi nuk e merr... dhe te mendosh që analfabetë si kjo dhe minimumin e ndërgjegjes qytetare kanë dhëne drejtësi duke i rënë me çekiç kokës së njerezve... zhdukeni këto plehra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?