Gjykata e re e nis punën me shtyrje për Shullazin, i kërkon KLGJ-së gjyqtarë për grupin e gjobvënësve

23 Dhjetor 2019, 15:01| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 15:14

  • Share

TIRANE - Mungesa e gjyqtarëve, ka sjellë shtyrjen e radhës për procesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, që tashmë po gjykohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila nisi punën katër ditë më parë pas shkrirjes së 'Krimeve të Rënda'. Në seancën e sotme, prokuroria përfaqësohej me dy prokurorët e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Ened Nakuçi, ku ky i fundit ka ndjekur çështjen penale edhe gjatë zhvillimit të gjyqit në shkallën e parë.

Mirëpo për shkak të mungesës së gjyqtarëve (disa prej tyre të dorëhequr e disa të mnbetur në vetting), gjykata i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me qëllim komandimin e gjyqtarëve që do gjykojnë këtë dosje penale, ku Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi po gjykohen për akuzën e Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal në dëm të biznesmenit Ylvi Beqja.

Ndërsa për akuzën e “Kultivimit të narkotikëve” dhe “Mbajtjes të municioneve pa lejë”, po gjykohet Blerim Shullazi. Seanca e radhës për t'u zhvilluar është caktuar në datën 6 janar 2020 në orën 12:00. Ndërkohë, në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë këta të pandehur, duke dënuar Emiljano Shullazin, me 14 vite burgim, Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 23/12/2019 17:02

    Vec ne Shqipri mund te mbaesh ne burg pa prova , dhe vetem nga opinioni e thashetheme pazari .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?