Etleda Çiftja

GJKKO e shpalli të pafajshme, SPAK apelon vendimin për anëtaren e KPK Etleda Çiftjan! Gjykata e Apelit për Report Tv: Ende s'ka mbërritur

5 Tetor 2022, 13:33| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 14:09

  • Share

Prokuroria e Posaçme ka apeluar vendimin e GJKKO ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja. GJKKO e shpalli komisioneren të pafajshme me 16 shtator të këtij viti, duke hedhur poshtë akuzat për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

SPAK kërkon në apelin e GJKKO dënimin me një vit burg, konvertuar në shërbim prove për Çiftjan pasi e akuzon për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë pasurie. Por burime nga Apeli për Report Tv bënë me dije se ende nuk ka mbërritur dosja në duart e tyre. 

GJKKO e ka liruar nga të dyja akuzat anëtaren e KPK, Vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Bani, duke përcaktuar kështu fatin në drejtësi të Etleda Çiftjas.  

Vetë anëtarja e KPK, Etleda Çiftja tha se përmes çështjes së saj shumëkush është përpjekur që të dëmtojë reformën në drejtësi.

"Shpresoj që ky vendim t’i japë fund. Unë asnjëherë nuk kam pasur probleme. SPAK ka bërë punën, ashtu e ka gjykuar, drejtësinë e jep gjykata jo prokuroria. Unë dua shumë që SPAK të vijojë punën dhe të jetë në objektivin e duhur për të cilin është krijuar", tha ajo. 

Në vendimin e saj gjykata thotë se nuk mund të konsiderohet deklarimi i rremë i pasurive kur kemi të bëjmë me gabime materiale, parregullsi ku futen dhe mosplotësimi i të gjitha rubrikave të deklaratës, duke lënë pasuri të ligjshme të padeklaruara apo plotësime të gabuara të deklaratës së pasurisë lidhur me burimin apo vlerën e pasurisë, për të cilat subjekti i deklarimit thirret nga ILDKPKI-ja për t’i ndrequr ato.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?