GJKKO i kthen 4 prona Saimir Taullaut, konfirmon OFL-në vetëm për makinën e blinduar

12 Mars 2020, 15:17| Përditesimi: 12 Mars 2020, 15:22

  • Share

TIRANË - Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos sekuestrimin e makinës së blinduar të Saimir Taullaut, duke konfirmuar kështu sekuestron urgjente të kryer të Operacioni Forca e Ligjit.

Masa e sekuestros është vendosur për 4 muaj.

Avokati i Taullaut tha se pasuritë e klientit të tij janë të ligjshme dhe se ky vendim i gjykatës do të ankimohet.

Operacioni Forca e Ligjit kishte kërkuar në SPAK sekuestron e 4 pasurive të patunshme të Saimir Taullatu, por GJKKO i hodhi poshtë ato, duke lënë në fuqi vetëm sekuestron e makinës së blinduar. 

Saimir Taullau u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të vitit 2017, atij iu atentati i fundit por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali. Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?