Gjykata e Posaçme

Kronikë

GJKKO i shpalli të pafajshëm për shkelje të barazisë në tenderë, Apeli i dënon të 7-të të pandehurit me nga 6 muaj burg! Por ua konverton me shërbim prove

31 Tetor, 16:09| Përditesimi: 31 Tetor, 16:18

  • Share

Tiranë- Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzon pafajësinë e dhënë nga Shkalla e Parë për 7 të pandehur të akuzuar për “shkelje të barazisë në tenderë” dhe “shpërdorim detyre”, duke i deklaruar fajtorë, dënuar të gjithë me nga 6 muaj burgim, po për shkak të procedurave lehtësuese ky vendim është pezulluar duke u konvertuar në shërbim prove për 1 vit.

Të pandehurit e dënuar të gjithë me nga 1 vit me kusht janë: Edlira Mehmeti, Edlira Hebo, Halit Kola, Ariana Gaci, Naze Daçi, Xhelil Demiri dhe Ylli Sevdari.

Ishte ankimimi i bërë nga ana e SPAK-ut ndaj të akuzuarve dhe vendimit të shkallës së parë, që solli ditën e sotme (31 Tetor) edhe ndryshimin e verdiktit. Dosja hetimore kishte nisur prej 18 marsit të vitit të kaluar dhe më 6 Nëntor po të vitit të kaluar u dha pafajësia.

Vendimi u mor nga treshja e gjyqtarëve Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Miliana Muça (anëtare).

“Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 73, datë 06.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe shpalljen fajtorë të 7 të pandehurve”, theksohet në vendimin e GJKKO-së së Apelit.

Tre prej të dënuarve kishin akuzën e “shkeljes së barazisë në tenderë” dhe 4 atë të “shpërdorimit të detyrës”.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për 7 të pandehurit

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?