GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros për tjetërsimin e 10 mijë metra katror tokë! Ish kryebashkiaku i Himarës kërkon gjykim të shkurtuar

15 Nëntor, 10:56| Përditesimi: 15 Nëntor, 16:20

  • Share

TIRANË - Gjyqtari i Posaçëm Erjon Çela pranoi kërkesën e SPAK për të nisur gjykimin ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në hetim prej vitit 2023. Jorgo Goro, akuzohet për “shpërdorim të detyrës” 2 herë dhe mosdeklarim pasurie në kohën kur ishte kryebashkiak.

Sipas prokurorëve të Posaçëm, hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin. Në total përllogaritet rreth 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, tashme sekuestruar me vendim të GJKKO.

Bashkë më Jorgo Goron, të pandehur dhe që pritet të dalin në seanca gjyqësore janë ish Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë Jerasimo Bashi, ish kreu i Kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj, dhe ish juristi i Hipotekës Vezir Gjikoka, akuzuar të tre për “Shpërdorim detyre.

Paralelisht Prokuroria e Posaçme kreu edhe një hetim pasuror për ish kryebashkiakun e Himarës, nga ku rezultoi se nuk ka deklaruar një apartament, 81 m2, në Tiranë, të cilin e kishte regjistruar ne emrin e një personi tjetër.

Jorgo Goro kërkoi gjykim të shkurtuar, por gjykata do të shprehet në seancën e radhës. Po ashtu gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Jorgo Goros për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest me burg”.

Teksa për këtë proces shkon në gjyq, Jorgo Goro vijon të jetë në hetim me një tjetër masë sigurie “arresti në burg” për 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës Arqile Bollano.

Goro u arrestua në muajin mars të këtij viti, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?