Vangjush Dako

GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste

17 Prill, 10:49| Përditesimi: 17 Prill, 13:58

  • Share

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos dhe ish zyrtarëve të tjerë.

Seancën e kaluar u paraqit ekspertiza e re nga SPAK, e cila e ka përllogaritur dëmin për projektin e promenadës bregdetare. Prej 27 shkurtit Dako ndodhet në arrest shtëpie pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit. Ankimi i SPAK për rikthimin e tij në qeli u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Vangjush Dako nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure ku merret zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste.

Po ashtu GJKKO ka kaluar për gjykim, Fiqiri Farruku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”;  Fatmir Ejupi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve’; Adrian Bulku, akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve’;  Ferzilet Hajdëri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”; Adnand Toçila, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”; Diana Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”; Bashkim Salillari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës’; Hanza Reka, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”,

Njoftimi i plotë

1.            Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim të çështjes penale me nr. regjistri 197, të vitit 2020 me objekt: dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 197, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër të pandehurve: Vangjush Dako, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal (dy herë), Fiqiri Farruku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal, Fatmir Ejupi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal, Adrian Bulku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal, Ferzilet Hajdëri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të K.Penal, Adnand Toçila, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal, Diana Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal, Bashkim Salillari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal, Hanza Reka, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal, trupës gjyqësore të themelit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, dhe pushimin e hetimeve për personin nën hetim Meri Priftuli Semini, e dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal.

2.            Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, bazuar në nenin 332/dh, pika 1, gërma a), 332/ë, 332/gj, 328 pika 1 dhe nenin 13, pika 3 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 25, datë 17.04.2024, vendosi:

I. Pranimin  e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

II. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 197, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër të pandehurve:

1)            Vangjush Dako, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal (dy herë).

2)            Fiqiri Farruku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal.

3)            Fatmir Ejupi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal.

4)            Adrian Bulku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal.

5)            Ferzilet Hajdëri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të K.Penal.

6)            Adnand Toçila, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal.

7)            Diana Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal.

8)            Bashkim Salillari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal.

9)            Hanza Reka, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal, trupës gjyqësore të themelit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë. 

III. Së bashku me kërkesën e prokurorisë së posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohet edhe kërkesa e të pandehurve Vangjush Dako, Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulku, për gjykim të shkurtuar.

IV. Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të procedimit penal nr. 197, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të paraqitura nga prokurori në gjykatë si dhe ato të marra në seancë paraprake, në kuadër të plotësimit të hetimeve të urdhëruara gjatë seancës paraprake.

V. Pushimin e çështjes për personin nën hetim Meri Priftuli (Semini), e dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal.

VI. Në zbatim të nenit 261 të K.Pr.Penale konstatimin e shuar të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Meri Priftuli (Semini).

VII. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim. Kundër vendimit të pushimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

U shpall në Tiranë, sot më datë 17.04.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?