Gjykata e Posaçme

Kronikë

GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe liron nga sekuestro 4 të tjera! Rrëzon pjesërisht kërkesën e SPAK-ut (LISTA+VENDIMI)

21 Maj, 16:55| Përditesimi: 21 Maj, 17:07

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme vendos konfiskimin e 5 pasurive të Indrit Veizit dhe 6 familjarëve dhe të afërmve të tij, ndërsa rrëzoi kërkesën e SPAK për katër pasuri të tjera.

Konfiskohen 3 automjete të tonazheve të ndryshme dhe aksionet në dy kompani, teksa u liruan nga sekuestro 2 apartamente, një tokë arë dhe një automjet, nëpërmjet revokimit të masës.

Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas kërkesës së depozituar nga SPAK, se këto 9 pasuri dhe asete vinin nga aktivitete kriminale të Veizit në fushën e krimit të organizuar, trafikut, korrupsionit dhe krimeve të tjera, me burime të paligjshme.

Masa e sekuestrimit ishte vendosur prej vitit 2023 të këtij viti.

“Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 24.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Sekuestrim pasurie kundër pasurive të shtetasit Indrit Vezi, persona të tretë shtetasit S.V, D.V, E.V, F.F, K.R, Q.Ç, Shoqëria Trans Komod sh.p.k., Shoqëria Matraku Trans sh.p.k”, baza ligjore ligji nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014 dhe ligjin nr. 70/2017, datë 27.04.2017”, njoftoi sot GJKKO.

Kurse në përfundim të procesit u vendos pranimi i pjesshëm i kërkesës së SPAK:

U konfiskuan pasuritë:
-Automjetit autobus, i markës Volvo, me ngjyrë të zezë, i vitit të prodhimit 1998 në emër të Indrit Vezi
-Automjetit autoveturë, i markës Mercedes Benz S300, me ngjyrë të zezë, i vitit të prodhimit 1998, në emër të Indrit Vezi
-Trailer, me Kontratë shitblerje, me palë blerëse D.V, në emër të Shoqërisë DYLAVER VEZI Shpk me NIPT Nr. L2114503K, për blerje automjeti e llojit gjysmë rimorkio e markes KRONE SD K, me vlerë transaksioni 11.000,00 Euro.
-Kuotat si ortak në shoqërinë “TRANS KOMOD” Sh.p.k me numër NUIS (Nipti) L62420503D.
-Firmën si person fizik DYLAVER VEZI me numër NIPTI L62114503K dhe ushtrim aktivitetit Durres, Lagjia nr.14 Shkozet se bashku me asetet e kesaj kompanie
 
U revokua sekuestro për pasuritë:
-Pasuri Apartament, me sipërfaqe prej 103 m2 e Indrit Vezi, në Tiranë
-Pasuri Apartament, me sipërfaqe prej 51 m2 e D.V dhe E.V, ku vlera e pasurisë fillestare është 34.000 Euro.
-Pasuri Arë, me sipërfaqe prej 1809 m2 në pronësi të shtetasit S.V.
-Automjetit autoveturë, i markës Daimler Benz, me ngjyrë blu, i vitit të prodhimit 1997, në emër të Indrit Vezi, pasi rezulton të jetë e shtetasit K.R.

 

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?