Avokati Tonin Prendi ka dhënë një prononcim për mediat pasi GJKKO ka lënë në burg Hekuran Markun. Vendimin tha se do ta kundërshtojnë.
“Do paraqesim fakte e rrethana që paraqesin se nuk ka lidhje me veprat penale për të cilat është marrë i pandehur”, tha Prendi.
Ndër të tjera tregoi se lidhjen e Markut me Eltjon Bregasin, i akuzuar për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Avokati tha se Marku është njohur me Bregasin në fushatën e vitit 2015 për Partinë Socialiste.
“Në 2015 është njohur me Eltjon Bregasin në fushatë elektorale dhe atë vit përfundoi njohja me të. Se c’ka bërë, se c’ka folur Bregasi, Marku nuk ka dijeni. Në 2013 ka filluar punën si punonjës i gardës në cilësinë e rojës së ish ministrit Tahiri dhe pastaj në kuadër të fushatës elektorale ka rastisur që është njohur me Eltjon Bregasin. Por nuk them që është marrë me fushatë elektorale Hekuran Marku. Në kuadër të asaj fushate për PS është njohur me Eltjon Bregasin dhe ka rezultuar që sipas akteve që paska referuar tek institucionet e drejtësisë, informacione që implikojnë Hekuran Markun, gjë të cilat i kundërshtoi me forcë në këtë seancë gjyqësore”, tha Prendi.
Për ish gardistin tjetër të ish ministrit Tahiri, Agustin Deda thotë se pritet të përfundojnë procedurat e ekstradimit dhe do të vijë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.
Lajmi kryesor: