GJKKO la sot në futi vendimin për ish drejtuesin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Ai akuzohet nga gjykata se ka mbajtur lidhje me Moisi Habilajn dhe ka ndërhyrë në policinë Vlorë që drejtonte që të mos pengohej aktiviteti i kultivimit të kanabisit.
Ky vendim i GJKKO do të apelohet nga avokati i Jaeld Çelës, Genti Rumano, i cili tha se vendimi ishte i padrejtë dhe pa përmbajtje.
"Që nga momenti i parë i hetimit për këtë çështje tre gjëra duhet të merren në konsideratë për këtë proces 1. Standardi i ulët i provueshmërisë për sa i përket kësaj çështje për shtetin dhe gjyqësorin nuk është më e rëndësishme 17 vite karriere dhe suksese, por janë të rëndësishme 2 telefonata pa përmbajtje në 2016 që sot bëjnë faktor Çelën. 2. Nuk janë më të rëndësishme për gjykatën që në 20156 janë asgjësuar 220 mijë bime nga polica Vlore kur drejtohej nga Çela, përkundrazi janë të rëndësishme vetëm dy telefonat që vërtetojnë për gjykatën mbajtjen e lidhjeve të qëndrueshme më eksponentë të grupeve kriminale. Ka qenë 1 telefonatë dhe 1 sms dhe të dyja pa përgjigje dhe pa përmbajtje. sot për gjykatën duhet të jetë kushdo i rrezikuar nga një komunikim i tillë. Nuk duhet të jetë ky standardi, gjykata të këtë parasysh të gjithë veprimtarinë e policisë Vlorë. Asnjëherë një oficer nuk mund të ketë dhe nuk ka patur kontakte me këtë grup kriminal, përkundrazi ai e ka kallëzuar penalisht në prokurorinë Vlorë këtë grup. Standardi i këtij hetimi dhe vendimi është i dobët dhe i pabazuar në prova. Do të bëjmë rekurs kundër këtij vendimi", tha avokati.
Argumentet e gjykatës për Jaeld Çelën
1. Është ekzekutuar episodi i trafikimit të lëndës narkotike prej 880 kg kanabis me peshkarexhën 'Fatima' në datat 5 dhe 6 maj 2015 ku ka pasur një përfshirje të lartë të policisë dhe funksionarëve shtetëror që kanë bashkëpunuar me të pandehurit në procedim të lidhur ku këto të fundit kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me këtë veprimtari.
2. Është evindetuar një shkallë mjaft e lartë e kultivimit të kanabisit në territorin e Policisë Vlorë. aktivitete këto të paligjshme dhe furnizuese të drejtpërdrejta lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.
3. Gjykata konstaton se këto fakte janë shoqëruar në të njëjtën periudhë me mbajtjen e lidhjeve nga i pandehuri me personat e përfshirë në këto veprimtari si dhe mosmarrjen e masave të duhura për të parandaluar dhe zbuluar këto vepra penale
4. Për Jaeld Celën ka konsumuar veprën penale të "shpërdorimit të detyrës"
5. Lidhur me masën e dënimit të Jaeld Çelës gjykata e Apelit mban dënimin e gjykatës së shkallës së parë.
Lajmi kryesor:
Në qeli Saimir Tahiri, Apeli i GJKKO dënon ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg! Do të vuajë 3 vite e 4 muaj prej gjykimit të shkurtuar, shoqërohet për te '313-a'! Të gjitha argumentet e Gjykatës
//ReportTv.al