TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të numrit 2 të OFL-së, Artan Shkëmbi. Në përfundim të senacës avokati i tij ka deklaruar se për Shkëmbin është lënë në fuqi masa e pezullimit nga detyra, por ai hedh poshtë akuzat e bëra ndaj Shkëmbit duke thënë se ka kryer mbi 170 operacione të suksesshme.
"Ka nje karrierë 21 vjeçare. Ka drejtuar 170 operacione shumë të sukseshme, dhe është i interesuar per t'u zbardhur e verteta. Nuk ka çeduar në asnjë rast. U la në fuqi masa për pezullimin nga detyra për të cilën do të parqesim ankim. Për shkak të sekretiti profesional nuk mund të bëj asgjë publike", tha avokati.
Sipas tij nuk ka asnjë provë që Shkëmbi ka qenë pronar i një telefoni që ka pasur platformën "EncroChat", përmes të cilës dyshohet se ka dekonspiruar operacione të OFL-së dhe ka nxjerrë sekretin hetimor të autoriteteve gjermane, të cilat i kanë kërkuar informacione mbi pasurinë e një grupi të fuqishëm kriminal në vendin tonë.
Megjithatë gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se Gjermania po hetonte dy trafikantët Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn dhe sipas tyre ato janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim. Në muajin prill autoritetet gjermane u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare verifikim të pasurisë për të dy personat të cilët qëndrojnë në Gjermani. Pala shqiptare u kthen përgjigje më 22 prill.
Por nga hetimet të bëra nga një grup i përbashkët hetuesish të quajtur Kier Gier u gjetën bisedat mes trafikantëve shqiptarë në Gjermani nëpërmjet programit të paligjshëm Encro Chat. Në telefonin e tyre u gjet fotografia e dërguar nga Shqipëria me të dhëna nga programi hetimor i autoriteteve gjermane në të cilën kanë akses vetëm organet hetimore të certifikuara.
Pasi morën këtë informacion, në shtator oficeri ndërlidhës gjerman kërkoi hetime nga autoritetet shqiptare pasi ishte i bindur se tradhtari ishte efektiv i policisë shqiptare. Në të dy rastet personi që kishte kërkuar rezulton zyrtari Shkëmbi, të cilit për vite me radhë i janë besuar aksione ndërkombëtare të forta. Përveç shkëmbit edhe dy oficerë të tjerë rezultojnë se kanë kërkuar informacione në të njëjtën periudhë. Ata janë marrë në pyetje.
Javën e kaluar u mor një vendim nga GJKKO me kërkesë të SPAK për të pezulluar Shkëmbin, ndërsa disa ditë më parë atij iu komunikua nga Ardi Veliu për të liruar zyrën dhe dorëzuar të gjitha dokumentet dhe madje edhe kompjuterin e tij personal. Ishin partnerët gjerman që përcollën informacion për Shkëmbin, që janë edhe suportuesit e parë të Task Forcës e më pas OFL-së. Mësohet se aktiviteti dekonspirues sipas gjermanëve ka zgjatur disa muaj.
Në përfundim të seancës avokati i tij, Artan Broci ka deklaruar se për Shkëmbin është lënë në fuqi masa e pezullimit nga detyra, por ai hedh poshtë akuzat e bëra ndaj Shkëmbit duke thënë se ka kryer mbi 170 operacione të suksesshme.
"Ka një karrierë 21 vjeçare. Ka drejtuar 170 operacione shumë të suksesshme, dhe është i interesuar për t'u zbardhur e vërteta. Nuk ka CEDUAR në asnjë rast. U la në fuqi masa për pezullimin nga detyra për të cilën do të paraqesim ankim. Për shkak të sekretit profesional nuk mund të bëj asgjë publike", tha avokati.
170 operacione te suksesshme dhe u dogje me dy!Duhet ta hiqni kete mendesi orientale te nepotizmit dhe te te ndihmuarit te mikut e mikut te mikut!/SHQIPTARJA/ duhet te beje nje hetim te vetin gazetaresk,se c'lidhje direkte apo indirekte ka ky Shkembi me keta trafikantet,perse lajmeroi pikerisht keta te dy dhe jo te tjeret ?!
PërgjigjuMos flisni para kohe. Te mbyllet hetimi dhe te shohim faktet ne gjykim. Ne fakt, ajo qe duhet te shqetesohemi eshte se si per raste gjoja speciale, letra konfidenciale, organe po ashtu speciale, dalin sheshit ne media. Me pare ndertohet akuza ne media se ne gjykate. Dicka nuk shkon ne kete mes.
PërgjigjuKjo eshte policia qe duam me telfona te sofistikuar bravo cuna punoni fort mos tu dridhet dora se rilindja eshte me ju
PërgjigjuEhhh mor tan broci si u katandise. Ke miljona euro por mbaje mend gjaku vellit tand arbenit do te te mbyse o plehre e kaluar plehres
PërgjigjuQeveria ka ne dore perfundimisht te tregoje popullit se eshte me krimin apo me drejtesine . Drejtesia duket se eshte ne rruge te mbare , nese do te perkrahet nga pushteti , atehere fiton populli ; nuk dote kete me allishverishe ne kurriz te tij , nga matrapazet . Por edhe pushteti , do ti tregoje popullit , se punon edhe per ta . Jane hapat e para te besimit te popullit ndaj pushtetit ; te perkrahim drejtesine , ndokush do kete edhe humbie , por e mira e pergjithshme eshte e domosdoshme .
PërgjigjuPo dihet qe pjesa me e madhe e oficerve te larte te policise kane telefona te kriptuar dhe cuditerisht si ka mundsi qe dy ish drejtoret e qarqeve te vlores dhe durresit ne kohen e Tahirit, ne kohen e bumit te mbjelljeve, ishin te perfshire ne trafik por su gjet kurre prova e kontakteve midis tyre dhe trafikanteve edhe pse ka pas shume informata qofte nga partneret e huaj qofte nga shik. Ca pune kane drejtuesit e policise me telefona te kriptuar sky apo encro??!!!! Kur gjithe inteligjenca europiane trubeton qe jane telefona qe perdoren per trafiqe dhe ne perdorim te elementeve kriminale. Ja pra pse Saje qorri ngulmon qe ska pas asi kontakt me trafikantet, ja pse ngulmon Jaerd çelaj apo shume e shume drejtues te policise te implikuar ne trafik droge, sepse kane apo kane pasur ne perdorim kto lloj telefonash qe fatkeqesisht jane te pa kontrollueshem
PërgjigjuTridhjet vjet qe Shqiperia dhe shqiptaret drejtohen nga pushtetar kriminele,te korruptuar dhe vrases jetësh e shpresash. Ky shkembi vogel u hodh ne pellg nga korrupsioni mbare shteteror i instaluar qe te turbullohen pak mendjet e militanteve te KLANSEKTIT PS,PD,LSI dhe te luftojne e fitojne per nje mandat te ri: BIS RAMA@BASHA.
PërgjigjuKy duhet arrestuar per bashkpunim me kriminelet e jo vetem pezulluar
PërgjigjuJa pse na bojn zbor neper aeroporte e dogana prej tipave si ky qe n shqipri ka me shumic Kur them me shumic 99% e atministrates esht e korruptuar
PërgjigjuFjal me vend,nuk ke ca te shtosh.
Tradhtar! Zhduku, legen!
PërgjigjuSi dhe kush i ka matur sukseset e a.shkenbit, kur ky birbo guxon te dekonspiroje nje aksion hetimi nderkombetar?Llalleria i ka matur sukseset e ketij? Per mua,ai nuk duhet te puthe qofte edhe nje karrige te thjeshte nepunesie shteti. Tung.
PërgjigjuBroci a u shkarkua nga vetingu?
PërgjigjuKeto po mendoja dhe une cdo ai avokat
hajde haje ca behet
PërgjigjuMundet të ket 170000 suksese por vetëm një herë nevoitet të dekonspirosh dhe qdo gjë merr fund, kēshtu bēhet drejtēsia...!!!
Përgjigju