Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është marrë i pandehur nga GJKKO. Pas hetimeve të SPAK rezulton se ka bërë mosdeklarim e fshehje pasurie. GJKKO pranoi kërkesën për ta gjykuar Dedjan pas më shumë se 2 vite hetime.
Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.
Sekuestrimi i pasurive:
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në prill sekuestrimin pasurive të ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan 172 m2, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.
2 vjet hetime dhe per ti gjetur nje dyqan ne mes te Tiranes? Me ke tallen keta plehrat? Nuk ka faj i gjati qe po i iken truri. Po na iken te gjitheve.
Përgjigjupo pse vetem ky...kryetare te apeleve, nga barinj dhish, me deklarime 500 000 euro pse nuk i merni nen hetim ?
PërgjigjuDenim maksimal per 1 garazh dhe 1 dyqan 20m2. Ju hengert dreqi !!!! Ai ka dhoma plot me euro plus te tjera neper ishuj pa taksa
PërgjigjuPo ate anetarin tjeter te GJK, Besnik Imeraj, qe ka qene "avokat" i Mihal Delijorgjit ne krimin monstruoz te Gerdecit kur do ta marrin te pandehur ?
Përgjigju