Sali Hasa

Lirohet nga burgu ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa, dënimi i konvertohet me 4 vite shërbim prove

31 Maj 2022, 14:24| Përditesimi: 31 Maj 2022, 14:54

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa dhe të bashkëpandehurve të tjerë. Sali Hasa është dënuar me 2 vite burg për akuzën e "korrupsionit" dhe u shpall i pafajëshëm për "fshehje e mosdeklarim të pasurisë". Gjykata ka vendosur që 2 vite burgim do t'i konvertohen në 4 vite shërbim prove dhe në këtë mënyrë ish-prokurori do të lërë qelinë.

Julian Zerja është dënuar me 8 muaj burg dhe gjykata vendos shuarjen e masës dhe lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia pasi e ka shlyer dënimin me periudhën e paraburgimit. Napolon Hodajn (me detyrë OPGJ) është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg dhe për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik. Bledar Hajredini është dënuar me 3 vite shërbim prove. Emiljano Mirani është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. Markeljan Alinani u dënua me 2 vite burg. Elisona Papa 16 muaj shërbim prove dhe shuarje të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Qerim Ruci me 1 vit e 6 muaj burg.

Ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?