Luan Daci

Kronikë

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, vendos të marrë të pandehur Luan Dacin

25 Shtator 2020, 12:09| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 16:00

  • Share

TIRANË- Luan Daci, ish anëtari i kolegjit të apelimit zyrtarisht merret i pandehur nga gjykata e posacme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjykata pranoi kërkesën e SPAK për ta marrë të pandehur pas hetiemve për falsifikim të formularëve, deklarime të rreme dhe mashtrim.

Daci rezulton se ka gënjyer institucionet publike teksa kandidoi për t'u bërë anëtar i kolegjit, pasi ai fshehu shkarkimin si gjyqtar në vitin 1997 duke thënë se ishte dorëhequr. Por në të vërtetë hetimi i SPAK nxori në pah se ai ishte shkarkuar pasi kur ishte gjyqtar në Tiranë kishte fshehur për disa javë një vendim duke mos e zbardhur, e kY vendim lidhej me firmat piramidale.

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?