Trupa gjykuese e kryesuar nga Flora Hajredinaj, Erjon Hani dhe Erjon Çela, miratoi kërkesën e të pandehurës Enkelejda Hoxha dhe nëntë të akuzuarve të tjerëve për gjykim të shkurtuar. Në rast dënimi, Hoxha përfiton ulje me 1/3. Kërkesa për lirim dhe heqje arresti është refuzuar 8 herë.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, aktualisht ndodhet në burg nën hetimin për korrupsion. Ajo akuzohet se ka liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë.
Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, vijon të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO e rrëzoi kërkesën.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.
Emri i ish-gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.