Altin Avdyli dhe Astrit Avdyli

GjKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Altin Avdylajn

26 Tetor 2020, 12:38| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 15:37

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar ditën e sotme (26 tetor) kërkesën e Altin Avdylaj për gjykim të shkurtuar.

Për të është vendosur dhe ndarja e çështjes nga të pandehurit e tjerë.

Ndërkohë mësohet se 5 të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm çështja është ndarë dhe pritet që një trupë gjyqësore e deleguar nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që për 17 të pandehurit e tjerë do të gjykohen nga e njëjta trupë gjyqësore.

Altin Avdylaj u arrestua si pjesë e grupit të Avdylajve në operacionin “Volvo 4”, i zhvilluar në tetorin e 2018-ës, ndërsa emri i tij del edhe në përgjimet e dosjes së famshme “339”.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?