Gjykata e Korrupsionit dhe e Krimit të Organizuar vendosi pushimin e akuzës për ish-kryetarin e Bashkisë Has, Adem Lala dhe noteres Farie Deri.
Ata ishin nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre për shitjen e një banese në Krumë të Hasit.
Ndërkohë avokati Laurent Thomollari deklaroi se auza ishte sajuar pa asnjë provë për klientët e tij.
Gazetari i Report TV, Arsen Rusta informon se SPAK ka dërguar dy hetues në gjyq për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Komento