Agron Cela

GJKKO pushon hetimin për Agron Çelën, e kërkoi SPAK! Deputeti socialist u padit nga një qytetar për mos dhënie borxhi, rezultoi i paguar

13 Nëntor, 13:43| Përditesimi: 13 Nëntor, 16:18

  • Share

Me kërkesë të SPAK, GJKKO pushon hetimin për mashtrim ndaj deputetit Agron Çela. Hetimet nisën pasi një qytetar e kallëzoi se s’i kthente paratë e marra borxh. por ka rezultuar se ishte paguar borxhi.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela.

U vendos Pranimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 
Pushimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 22 i vitit 2024 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar regjistruar për veprën penale “Mashtrimi” e parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 328/1 pika 1, gërma “b”, të K.Pr.Penale, nga hetimet e kryera fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.10.2024 paraqiti pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkesë për pushimin e procedimit penal nr. 22 të vitit 2024.

Sipas burimeve, prokurorja Manjola Kajana administroi kallëzimin e një qytetari i cili denoncoi deputetin Çela, duke thënë se në 2023 deputeti i kishte kërkuar hua 15 mijë euro, por më pas, siç thuhet në fashikujt qytetari sipas denoncimit të tij, kishte administruar vetëm 12 mijë mijë euro hua, 6 i kishte pasur vetë, 6 ia kishte marrë dikujt tjetër.

Këtu kishte nisur debati mes deputetit dhe qytetarit që sipas tij në kallëzimin që ka dorëzuar sipas SPAK Çela nuk i kthente borxhin. Kishte edhe komunikimet në Whatsapp që t’i kthente borxhin. Në këto kushte ai ka shkuar dhe e ka denoncuar në SPAK.

Por pas hetimeve, SPAK konstatoi që nuk ekzistonte vepër penale dhe konflikti ishte shuar sepse Çela bashkë me qytetarin e kishin zgjidhur konfliktin në rrugë civile dhe ia kishte kthyer pas borxhin me kontratë noteriale dhe në këto kushte nuk ekziston në gjykatë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Titi: 13/11/2024 16:23

    Ky eshte nje hajdut

    Përgjigju
  • Per: 13/11/2024 14:56

    Gon beths ka me I ardh fundi shum shpejt , ka shummm gjynahe me la , I ka hi ne hak shum njerzve

    Përgjigju
  • ???: 13/11/2024 14:44

    Si ka mundesi qe nje njeri i cili ne pamje te pare te jep pershtypjen qe ka pasuri te pafundme te vete ne gjyq per borxh 15 000 euro?. A mos valle duhet menduar qe ka borxhe edhe shume me te medha?,,,po kujt ? kjo eshte pyetja thelbesore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?