Lulzim Basha dhe Erion Veliaj

GJKKO pushon padinë e Bashës për shpifje kundër Veliajt! Ish-kreu i PD-së nuk shkoi asnjëherë në gjyq

26 Maj 2023, 12:00| Përditesimi: 26 Maj 2023, 16:19

  • Share

Gjykata e Posaçme pushoi padinë për shpifje të bërë nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është paraqitur në gjyq as Lulzim Basha dhe as avokatet e tij.

Basha paditi Veliajn për shpifje, për akuzat publike të kryebashkiakut se ish-kryedemokrati u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, duke përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë, dhe se ka ndërtuar kate pa leje. Por, pavarësisht se kërkoi dënimin e Veliajt për shpifje, Basha nuk u paraqit asnjëherë në gjyq.

Në tetor të vitit 2020 PD paditi Velian në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

Çështja shkoi në GJKKO pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë pas përplasjes për 'kompetencë lëndore' të GJKKO dhe Gjykatës së Tiranës se cili prej institucioneve e ka në kompetencë gjykimin e akuzës për shpifje të bërë në drejtim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt nga Lulzim Basha, kryetar i PD-së. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?